Mot me vranësira dhe me periudha me diell, me reshje të kohëpaskohshme të shiut
- Moti sot në vend do të jetë i ndryshueshëm me periudha me diell. Kryesisht në rajonet malore do të ketë kushte për reshje të kohëpaskohshme. Do të fryjë erë e matur, vende-vende e përforcuar nga drejtimi verior. temperaturat minimale do të jenë në interval prej -1 deri 7, ndërsa maksimalet do të arrijnë prej 8 deri 16 gradë.
- Post By Arta Bunjaku
- 07:16, 24 mars, 2026
Shkup, 24 mars 2026 (MIA) - Moti sot në vend do të jetë i ndryshueshëm me periudha me diell. Kryesisht në rajonet malore do të ketë kushte për reshje të kohëpaskohshme. Do të fryjë erë e matur, vende-vende e përforcuar nga drejtimi verior. temperaturat minimale do të jenë në interval prej -1 deri 7, ndërsa maksimalet do të arrijnë prej 8 deri 16 gradë.
Në Shkup do të përqendrohet mot i ndryshueshëm me vranësira. Do të fryjë erë e matur nga drejtimi verior. Temperaturat minimaëe do të zbresin deri 5, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri 13 gradë.
Të mërkurën dhe të enjten do të përqendrohet moti stabil dhe i thatë. Do të fryjë erë e matur, kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi verior. Nga e enjtja natën deri në fund të fundjavës, nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, paso periudha e motit jostabil me reshje lokale të shiut të cilat vende-vende do të jenë më të rrëmbyeshme, ndërkaq do të ketë edhe kushte për paraqitje të bubullimave të rralla. Në male dhe në disa vende më të larta reshjet e shiut do të kalojnë në borë. Të enjten dhe të premten paradite do të fryjë erë e përforcuar kryesisht nga drejtimi jugor. ab/
Foto: МIА Arkivi