• e enjte, 18 korrik 2024

Mot me vranësira dhe më freskët, me shi dhe bubullima

Mot me vranësira dhe më freskët, me shi dhe bubullima

Shkup, 25 shtator 2023 (MIA) - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm i vranët dhe më i freskët, i paqëndrueshëm në disa vende me reshje shiu dhe bubullima. Reshjet do të jenë të rrëmbyeshëm, sidomos në pjesët perëndimore dhe qendrore, lokalisht në formë stuhie.

Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verilindor dhe verior. Temperatura minimale do të jenë në interval prej 12 deri në 19 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 23 deri në 38 gradë.

Në Shkup do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Në pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të stuhive. Temperaturat minimale do të zbresin deri në 18 gradë, ndërsa ato maksimale do të arrijnë në 25 gradë.

Nga DPHM bëjnë të ditur se nga dita e martë nuk presin mot të ndryshueshëm me vranësira me diell dhe me temperaturë mesatare për këtë periudhë të vitit. Kryesisht në pjesët jugore do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale shiu.

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR