• e martë, 23 korrik 2024

Mot me diell, vranësira mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior

Mot me diell, vranësira mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior

Shkup, 23 korrik 2024 (MIA) - Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell dhe me reshje të herëpashershme të mëdha të shiut dhe bubullimë, lokalisht në formë stuhie afatshkurtër me reshje të fuqishme shiu, erë të fortë dhe kushte për paraqitje të breshërit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 15 deri 23, ndërsa ajo maksimale do të jetë nga 31 deri 38 gradë. UV=8.

Në Shkup mot me diell, me vranësira mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 36 gradë.

Deri të enjten do të mbizotërojë mot me reshje të kohëpaskohshme dhe bubullimë. Vende vende, proceset do të jenë në formë stuhie me reshje të forta shiu, erë të fortë dhe breshër. Temperaturat gjatë ditës do të kenë rënie, sidomos ditën e enjte dhe të premte, kur do të fryjë erë e fuqishme veriore. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR