• e enjte, 11 korrik 2024

Mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare, temperatura deri 32 gradë

Mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare, temperatura deri 32 gradë

Shkup, 26 qershor 2023 (MIA) - Sinoptikanët për sot paralajmërojnë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare, përgjatë Vardarit, përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verior. Në rajonet malore do të ketë kushte për zhvillim të vranësirave jostabile me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. 

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 20 gradë, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 24 deri 32 gradë. Indeksi UV do të jetë 7. 

Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë mesatare, erë përkohësisht e përforcuar veriore. Temperatura minimale do të bie deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 30 gradë. 

"Në ditët e ardhshme do të mbizotërojë mot kryesisht i qëndrueshëm, në disa vende do të ketë kushte për zhvillim të vranësirave jo të qëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe paraqitje të bubullimave", informojnë nga DPHM. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR