Mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale
- – Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Në orët e mëngjesit në disa vende do të ketë rritje të vranësirave të cilat gjatë ditës do të ulen. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -3 deri 4, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 11 deri 16 gradë Celsius.
- Post By Fitore Curri
- 07:26, 10 dhjetor, 2025
Shkup, 10 dhjetor 2025 (MIA) – Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Në orët e mëngjesit në disa vende do të ketë rritje të vranësirave të cilat gjatë ditës do të ulen. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -3 deri 4, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 11 deri 16 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe kryesisht qetë. Paradite në disa pjesë të luginave do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së dobët. Temperatura minimale do të bie deri në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 13 gradë Celsius.
Sipas paralajmërimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), vazhdon periudha e motit të qëndrueshëm dhe relativisht të ngrohtë për këtë periudhë të vitit. Në orët e mëngjesit në disa vende do të ketë rritje të vranësirave të cilat gjatë ditës do të ulen. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s