• e hënë, 30 shtator 2024

Mot me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare, temperatura do të arrijë deri në 22 gradë

Mot me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare, temperatura do të arrijë deri në 22 gradë

Shkup, 23 prill 2023 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite do të ketë kushte për reshje të shkurtra shiu dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 1 deri në 7 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 15 deri në 22 gradë Celsius, informojnë nga DPHM.

Në Shkup mot me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare. Temperatura minimale do të zbresë deri në 6 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 21 gradë Celsius.

Nga nesër deri të mërkurën do të mbajë mot pjesërisht i vranët, pasdite mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima lokale. Në disa vende proceset do të jenë më intensive, në formë stuhie me erë të përforcuar.

Siç njofton DPHM, nga e mërkura do të fryjë erë mesatare deri në të fortë nga veriu, e cila do të bëjë uljen e temperaturës për disa gradë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR