• e enjte, 18 korrik 2024

Mot me diell me mëngjes shumë të ftohtë

Mot me diell me mëngjes shumë të ftohtë

Shkup, 24 janar 2024 (MIA) - Moti sot në mëngjes shumë i ftohtë, nëpër disa lugina me kushte për paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior, më e shprehur përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -18 deri -4, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej -3 deri 7 gradë. 

Në Shkup në mëngjes ftohtë, në disa pjesë të luginave me kushte për paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në -10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 3 gradë.

Sipas paralajmërimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) edhe nesër moti do të jetë i qëndrueshëm me temperatura të ulëta të mëngjesit të cilat kudo do të jenë negative. Të enjten do të ketë reshje lokale me intensitet të dobët, ndërsa temperaturat në ditët në vijim do të jenë në rritje graduale. Do të fryjë erë e fuqishme veriore. fc/
 
Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR