• e hënë, 08 korrik 2024

Mot me diell me erë jugore

Mot me diell me erë jugore

Shkup, 6 maj 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Pasdite në rajonet malore do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm. Temperaturat minimale do të jenë në interval prej 3 deri 10, ndërsa ato maksimale do të lëvizin prej 20 deri 26 gradë. 

Në Shkup do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të vogla dhe me erë të lehtë nga drejtimi jugor, Temperaturat minimale do të bien deri në 8, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri 26 gradë. 

Të martën pasdite do të ketë paraqitje lokale të paqëndrueshmërisë, ndërsa të mërkurën dhe të enjten nën ndikimin e valës së re të lagështisë në pjesën më të madhe të vendit do të ketë reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, ndërsa lokalisht proceset do të jenë më intensive dhe në formë të motit të keq me reshje më të rrëmbyeshme të shiut dhe erë të fuqishme. Pastaj kushtet për mot të paqëndrueshëm do të ulen. fc/ 

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR