• e enjte, 18 korrik 2024

Mot me diell dhe shumë i nxehtë, në fund të ditës me shi të rrëmbyeshëm

Mot me diell dhe shumë i nxehtë, në fund të ditës me shi të  rrëmbyeshëm

Shkup, 28 gusht 2023 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë. Nga fundi i ditës vranësira do të shtohet, ndërsa gjatë natës dhe nesër do të mbajë mot pjesërisht me vranësira dhe jostabile me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Proceset lokale do të jenë në formë stuhie me reshje të dendura shiu, shkarkime elektrike, erëra të forta dhe breshër. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 13 deri në 21 gradë, ndërsa maksimalja prej 30 deri në 38 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 8.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla. Temperatura minimale do të jetë 20 gradë, ndërsa ajo ditore do të arrijë në 38 gradë Celsius.

Nga nesër temperaturat ditore në vend do të pësojnë rënie për disa gradë.

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR