• e diel, 06 tetor 2024

Mot me diell dhe me vranësira të vogla lokale

Mot me diell dhe me vranësira të vogla lokale

Shkup, 6 nëntor 2023 (MIA)  - Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në vendet perëndimore herë pas here erë e fortë nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë nga 18 deri në 24 gradë Celsius.

 Në Shkup moto do të jetë me diell me vranësira të vogla dhe me erë të lehtë nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri në 22 gradë.

Sipas paralajmërrimeve nga Drejtoria për  Punë Hidrometeorologjike (DPHM), mëngjesi i nesërm do të jetë i freskët, e gjatë ditës me periudha me diell dhe sërish relativisht i ngrohtë për këtë pjesë të vitit, ndërsa të mërkurën do të mbajë mot me vranësira të vogla me shi të dobët deri në mesatare. Më pas në fund të javës së punës temperaturat do të jenë  më të ulëta për 2 deri në 5 gradë se në fillim të javës.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR