• e enjte, 11 korrik 2024

Mot me diell dhe me vranësira të ulëta, si dhe me mëngjese të ftohta

Mot me diell dhe me vranësira të ulëta, si dhe me mëngjese të ftohta

Shkup, 20 mars 2024 (MIA) - Mëngjes i ftohtë, kurse gjatë ditës me diell me paraqitje të vranësirave të ulëta, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, vende-vende përgjatë Vardarit, erë herë pas here e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 2 deri në 9, ndërsa ajo maksimale nga 11 deri në 18 gradë.

Në Shkup mot i ngjashëm me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 16 gradë.

Vijon një periudhë të qëndrueshme moti me temperatura të ulëta të mëngjesit, të cilat në disa vende do të zbresin nën zero, ndërsa temperaturat e ditës do të rriten gradualisht deri të premten. Në fund të javës së punës do të ketë kushte për paraqitje të reshjeve të dobëta të herëpashershme të shiut. Deri atëherë do të vazhdojë të fryjë erë veriore. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR