• e premte, 27 shtator 2024

Mot me diell dhe i nxehtë, pasdite në pjesët perëndimore shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima

Mot me diell dhe i nxehtë, pasdite në pjesët perëndimore shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima

Shkup, 8 gusht 2024 (MIA) - Moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Pasdite kryesisht në pjesët perëndimore do të ketë paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryejë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri 21, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 32 deri 38 gradë. Indeksi UV do të jetë 8.

Në Shkup mot me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryejë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 37 gradë.

"Të premten në disa vende do të ketë paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm, bubullimave dhe erës së fuqishme, lokalisht në formë të motit të ligë. Gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme do të mbizotërojë mot me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryejë erë mesatare, përgjatë Vardarit përkohësisht e përforcuar veriore", bëjnë të ditur nga DPHM. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR