• e hënë, 08 korrik 2024

Mot me diell dhe i nxehtë, në orët e mbrëmjes shi dhe bubullima

Mot me diell dhe i nxehtë, në orët e mbrëmjes shi dhe bubullima

Shkup, 2 qershor 2024 (MIA) - Moti deri në fund të ditës do të jetë me diell dhe i nxehtë  me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave, në disa vende në formë stuhie me shi intensiv të rrëmbyeshëm, erë të fortë dhe paraqitje të izoluar të breshërit, informojnë nga DPHM.

Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 28 deri në 34 gradë. UV=8.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare nga jugu. Pasdite dhe në mbrëmje në pjesë të luginës do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura do të arrijë në 31 gradë.

Sinoptikët për nesër parashikojnë mot me vranësira të ndryshueshme me paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave, ndërsa në disa vende proceset do të jenë në formë të stuhisë me shi intensiv të rrëmbyeshëm (sasi më të madhe për një kohë të shkurtër) erë të fortë dhe paraqitje  izoluar të breshërit.

"Pastaj, në ditët në vijim moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa në orët e pasdites do të ketë kushte për paraqitje të rrallë të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave", njoftojnë nga DPHM. sa/

Foto. Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR