• e premte, 27 shtator 2024

Mot me diell dhe i nxehtë, temperatura deri në 31 gradë

Mot me diell dhe i nxehtë, temperatura deri në 31 gradë

Shkup, 26 shtator 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor. Temperatura minimale do të jetë nga 6 deri në 15 gradë, ndërsa maksimalja nga 25 deri në 31 gradë.

Në Shkup mot kryesisht me diell dhe i nxehtë me erë të lehtë nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të bie deri në 12 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 29 gradë.

Sipas DPHM-së, deri të shtunën do të mbisundojë mot me diell dhe i nxehtë. Të dielën do të ketë ndryshim të madh të motit me reshje të përkohshme të shiut dhe paraqitje lokale të bubullimave. Do të fryjë erë e përforcuar veriore, e cila do të vazhdojë të fryjë edhe të hënën dhe do të shkaktojë rënie të madhe të temperaturës. 

foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR