• e enjte, 18 korrik 2024

Mot me diell dhe i ngrohtë, temperatura deri 28 gradë

Mot me diell dhe i ngrohtë, temperatura deri 28 gradë

Shkup, 24 tetor 2023 (MIA) -  Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 14, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 21 deri në 28 gradë.

 Në Shkup mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë jugore. Temperatura minimale do të ulet deri në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 24 gradë.

 DPHM informon se do të vazhdojë periudha me mot relativisht të ngrohtë. Të mërkurë nga orët e mesditës, vranësirat do të rriten dhe nga perëndimi do të përhapen reshje të herëpashershme shiu, të cilat do të përfundojnë gjatë natës. Në disa vende, sidomos në pjesët perëndimore, reshjet do të kenë intensitet mesatar dhe do të ketë kushte për paraqitje të bubullimave të rralla.

 Të enjten dhe veçanërisht të premten priten reshje shiu kryesisht në zonat perëndimore të vendit.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR