• e enjte, 18 korrik 2024

Mot me diell dhe i ngrohtë, temperatura deri 28 gradë

Mot me diell dhe i ngrohtë, temperatura deri 28 gradë

Shkup, 22 tetor 2023 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri 17, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 23 deri 28 gradë.

Në Shkup mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të bie deri në 14, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 26 gradë.

Siç informon Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike (DPHM), në ditët në vijim moti do të jetë relativisht i ngrohtë. 

Ndryshim i motit pritet të mërkurën me reshje të hlokale të shiut, ndërsa të enjten në disa vende i rrëmbyeshëm me paraqitje të bubullimave. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR