• e hënë, 08 korrik 2024

Mot me diell dhe i ngohtë deri në 29 gradë

Mot me diell dhe i ngohtë deri në 29 gradë

Shkup, 11 prill 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval nga 3 deri 9, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 23 deri 29 gradë Celsius, njoftojnë nga DPHM-ja. 

Në Shkup mot me diell dhe i ngrohtë me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të bie deri 8, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 28 gradë Celsius. 

Në ditët në vijim vazhdon periudha e motit me diell dhe të ngrohtë me vranësira lokale deri në mesatare. Deri të shtunën do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar nga drejtimi verior. qa/

QËNDRONI TË LIDHUR