• e martë, 02 korrik 2024

Mot me diell dhe erë, lokalisht me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima kah fundi i ditës

Mot me diell dhe erë, lokalisht me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima kah fundi i ditës

Shkup, 1 qershor 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa në zonat perëndimore të vendit erë herë pas here më e fortë nga drejtimi jugperëndimor.

Sipas parashikimit të DPHM-së, pasdite dhe në fund të ditës do të ketë dukuri lokale me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima dhe kushte për stuhi afatshkurtër. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 7 deri në 15  gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 26 deri në 33 gradë. Indeksi UV do të ketë vlerën 7.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, pasdite në disa pjesë të luginës do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Temperatura minimale do të zbresë deri në 12 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 31 gradë.

Në ditët në vijim do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare dhe herë pas here e fortë nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor.

"Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë dukuri lokale me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, ndërsa për shkak të energjisë së lartë në atmosferë, në disa vende proceset do të jenë në formë stuhie me reshje të forta shiu, erë të fortë dhe paraqitje të izoluar të breshërit", njoftoi DPHM. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR