• e premte, 06 mars 2026

Mot kryesisht me vranësira dhe reshje të dobëta lokale

Mot kryesisht me vranësira dhe reshje të dobëta lokale

Shkup, 5 mars 2026 (MIA) - Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira me reshje të lehta lokale në të gjithë vendin dhe kushte për stuhi të rralla. Do të fryjë erë mesatare, kohë pas kohe të fuqishme nga drejtimi veriperëndimor, të cilat do të jenë më të theksuara përgjatë lumit Vardar. 

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 6 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 11 deri në 17 gradë.

Në Shkup, mot me vranësira dhe reshje të dobëta kohë pas kohe. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbres në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 14 gradë.

Gjatë fundjavës dhe deri në mesin e javës së ardhshme, do të pasojë një periudhë moti stabil dhe i thatë nën ndikimin e një zone me presion të lartë. Të premten do të fryjnë erë e moderuara veriore, ndërsa në ditët në vijim erëra të dobëta deri në mesatare nga drejtimi juglindor.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR