• e martë, 16 korrik 2024

Mot me vranësira dhe relativisht i ngrohtë, me reshje lokale shiu

Mot me vranësira dhe relativisht i ngrohtë, me reshje lokale shiu

Shkup, 26 shkurt 2024 (MIA) - Në vend sot do të mbizotërojë mot me vranësira dhe relativisht i ngrohtë, kryesisht në pjesët perëndimore me reshje të dobëta shiu lokal. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor, më e theksuar përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të lëvizë në interval nga katër në nëntë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 11 deri 17 gradë. 

Në Shkup, mot i ndryshueshëm dhe relativisht i nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperaturat minimale do të ulen deri në tetë, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri 17 gradë. 

Deri të mërkurën do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe relativisht i ngrohtë me erë të fortë mesatare deri në të lehtë nga jugu. Gjatë natës të së enjtes do të nisin reshjet e shiut, të cilat të enjten pritet të jenë më të shumta dhe të shoqëruara me erë të fortë jugore. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR