• e martë, 01 tetor 2024

Mot i thatë dhe shumë ftohtë me temperatura minus deri të mërkurën

Mot i thatë dhe shumë ftohtë me temperatura minus deri të mërkurën

Shkup, 20 janar 2024 (MIA) - Sinoptikët paralajmërojnë mot të thatë dhe shumë të ftohtë me temperatura të ulëta dhe kushte për paraqitje të mjegullës. Më së ftohti do të jetë të hënën dhe të martën në mëngjes.

Nga e hëna deri në mes të javës, moti do të jetë stabil me mjegull në lugina dhe temperatura të ulëta të mëngjesit.

Paradite temperatura kudo do të jetë negative dhe vende-vende sidomos në Maleshevi do të zbresë nën minus 15 gradë.

Temperatura ditore në ditët në vijim do të ketë rritje graduale dhe nga e mërkura, në pjesën më të madhe të vendeve do të jetë mbi zero.

Në Shkup temperatura e mëngjesit në fillim të javës së punës në disa pjesë të rajonit do të zbresë deri në minus 15 gradë.

Për shkak të motit shumë të ftohtë, shtresa a e formuar e borës nuk do të ndryshojë shumë. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR