Mot i ndryshueshëm me vranësira, pasdite shi i kohëpaskohshëm, ndërsa në male borë
- – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, në mëngjes me kushte për mjegull ose vranësira të ulëta në lugina. Nga orët e mesditës nga perëndimi do të përhapen reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në male veçanërisht në pjesët perëndimore reshjet do të jenë të borës. Reshje të kohëpaskohshme do të ketë edhe gjatë natës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e përkohshme e fuqishme nga drejtimi juglindor.
- Post By Fitore Curri
- 09:16, 14 dhjetor, 2024
Shkup, 14 dhjetor 2024 (MIA) – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, në mëngjes me kushte për mjegull ose vranësira të ulëta në lugina. Nga orët e mesditës nga perëndimi do të përhapen reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në male veçanërisht në pjesët perëndimore reshjet do të jenë të borës. Reshje të kohëpaskohshme do të ketë edhe gjatë natës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e përkohshme e fuqishme nga drejtimi juglindor.
Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -4 deri 3, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 4 deri 10 gradë.
Në Shkup mot me vranësira mesatare nga orët e mesditës me kushte për shi afatshkurtër në disa pjesë të luginave.
Temperatura minimale do të bie deri në -2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 7 gradë.
Sipas parashikimit të DPHM-së, prej sot në orët e mesditës deri natën drejt të hënës moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Në male, ndërsa të dielën edhe në disa vende më të larta veçanërisht në pjesët perëndimore reshjet do të jenë të borës. Veçanërisht të dielën dhe të hënën përgjatë Vardarit do të fuqizohet erë veriore, ndërsa në fillim të javës temperaturat do të jenë dukshëm më të ulëta. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s