Mot i ndryshueshëm me vranësira me temperaturë deri 10 gradë
- – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha më të gjata dielli. Paradite në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -2 deri 2, ndërsa ajo maksimale prej 6 deri 10 gradë.
- Post By Fitore Curri
- 07:27, 23 janar, 2026
Shkup, 23 janar 2026 (MIA) – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha më të gjata dielli. Paradite në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -2 deri 2, ndërsa ajo maksimale prej 6 deri 10 gradë.
Në Shkup mot i ndryshueshëm me periudha dielli. Paradite do të ketë paraqitje të mjegullës. Temperatura minimale do të bie deri -1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 7 gradë.
Sipas DPHM-së, deri të shtunën moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me rritje të temperaturës ditore. Nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Nga e shtuna në fund të ditës priten reshje lokale të shiut, ndërsa në male të borës. Reshje më të dendura do të ketë të dielën në orët e pasdites dhe të natës, kur në vendet më të larta do të kalojnë në borë. Reshjet do të vazhdojnë edhe të hënën. fc/
Foto: MIA