• e mërkurë, 17 korrik 2024

Mot i ndryshueshëm me vranësira me shi të dobët lokal

Mot i ndryshueshëm me vranësira me shi të dobët lokal

Shkup, 20 shkurt 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me shi të dobët lokal. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. 

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri 5, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 8 deri 14 gradë.

Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 14 gradë.

Nga DPHM informojnë se në ditët në vijim moti do të jetë relativisht i ngrohtë, deri të premten kryesisht me diell dhe i qëndrueshëm. Gjatë fundjavës priten reshje lokale të shiut, ndërsa do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi jugor. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR