Mot i ndryshueshëm me vranësira me borë të kohëpaskohshme
- – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Në fund të ditës dhe gjatë natës në pjesët perëndimore do të ketë reshje lokale të borës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperaturat minimale do të lëvizin në interval prej minus 12 deri në minus 2, ndërsa ato maksimalet do të lëvizin prej minus 2 deri 8 gradë.
- Post By Fitore Curri
- 07:31, 20 janar, 2026
Shkup, 20 janar 2026 (MIA) – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Në fund të ditës dhe gjatë natës në pjesët perëndimore do të ketë reshje lokale të borës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperaturat minimale do të lëvizin në interval prej minus 12 deri në minus 2, ndërsa ato maksimalet do të lëvizin prej minus 2 deri 8 gradë.
Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindor. Temperaturat minimale do të bien deri në minus 7, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri 6 gradë.
Në fund të ditës, gjatë natës dhe të mërkurën priten reshje të kohëpaskohshme të borës. Të enjten moti do të jetë kryesisht i vranët, ndërsa të premten do të mbizotërojë mot kryesisht me vranësira mesatare me periudha dielli. Në lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Nga e shtuna, së pari në pjesët perëndimore, ndërsa pastaj kudo, përsëri priten reshje të shiut dhe borës. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s