• e mërkurë, 03 korrik 2024

Mot i lig dhe shi i fuqishëm me bubullima në Shkup

Mot i lig dhe shi i fuqishëm me bubullima në Shkup

Shkup, 23 qershor 2024 (MIA) - Shkupi sot u kaplua nga stuhia e fuqishme e shoqëruar me erë të fuqishme, bubullima dhe breshër në dia vende.

Nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike informojnë se destabiliteti më i madh po zhvendoset përmes pjesës perëndimore të Shkupit dhe po lëvizë ngadalshëm drejt veriut dhe verilindjes.

Paraprakisht, rajoni i Tetovës sot pasdite u kaplua nga reshjet e rrëmbyeshme, bubullimat, era e fuqishme dhe kohë pas kohe dukuria e breshrit.

Nga QMK informojnë se sasia e madhe e ujërave të rrëmbyeshëm shkaktoi vërshime të oborreve dhe bodrumeve në mbi 50 shtëpu dhe objekte në pjesët më të ulëta të qytetit.

"Në numrin e telefonit 112 arritën mbi 200 paraqitje për dëme të automjeteve, përfshirë edhe xhama të thyer të automjeteve në lëvizje në autostradën Skup-Tetovë, posaçërisht në pjesën e komunës së Zhelinës", kumtojnë nga QMK. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR