Mot i keq i shoqëruar me breshër, shi dhe erë ka përfshirë fshatrat nga komuna Nagoriçani i vjetër
- Mot i keq i shoqëruar me breshër, erë të fortë dhe reshje intensive dje kanë përfshirë fshatrat nga komuna Nagoriçani i vjetër, Kanarevë, Cvillance, Bajllovcë, Breshkë, Alincë dhe të tjera, kumtuan sot autoritetet.
Kumanovë, 24 korrik 2023 (MIA) - Mot i keq i shoqëruar me breshër, erë të fortë dhe reshje intensive dje kanë përfshirë fshatrat nga komuna Nagoriçani i vjetër, Kanarevë, Cvillance, Bajllovcë, Breshkë, Alincë dhe të tjera, kumtuan sot autoritetet.
"QRMK Kumanovë në ora 21:02 ka dorëzuar informatën në QKM se rreth orës 16:10 deri në ora 16:30 në një zonë të komunës Nagoriçani i vjetër në disa fshatra ka pasur stuhi elementare, fillimisht breshër i thatë në madhësinë e një veze, toka është zbardhur për dhjetë minuta, e më pas reshje të dendura shiu të përcjella me erë të fortë, kumtoi QKM.
"Komisioni do të dalë në teren për të kryer inspektim në dëmet e mundshme të shkaktuara nga zjarri i djeshëm", deklaroi nënkryetari i komunës Nagoriçani i vjetër, Boban Cvetanovski.
Ai theksoi se akoma mbërrijnë informacione në Komunë. ls/
Foto: Printskrin rrjete sociale të banorëve të komunës Nagoriçani i vjetër.