• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mospasja e përkëdhelëseve në kopshtin e Strugës i ka nxjerrë prindërit në protestë, kryetari i komunës ia hodhin fajin ministrisë

Mospasja e përkëdhelëseve në kopshtin e Strugës i ka nxjerrë prindërit në protestë, kryetari i komunës ia hodhin fajin ministrisë

Strugë, 4 shtator 2024 (MIA) - Prindërit e fëmijëve të përkujdesur në kopshtin “8 Marsi” janë mbledhur sot para objektit të Komunës së Strugës për të shprehur revoltën e tyre ndaj mungesës së përkëdhelëseve në çerdhe, për shkak të së cilës fëmijët e tyre kujdesen deri në orën 12:00, kurse fëmijët nga “jasli” (bebat) nuk pranohen fare.

Shkak për situatën e këtillë, siç theksojnë ata, është bërë mungesa e drejtorit të institucionit prej më shumë se një muaji dhe nuk ka kush t'ua t'ua vazhdojë kontratat.

Prindërit e shqetësuar u pritën nga kryetari Ramiz Merko, i cili një pjesë të fajit ia hodhi Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për zgjidhjen e statusit të të punësuarve me kontratë.

"Drejtoreshës aktuale i ka përfunduar mandati, kemi kërkuar një person tjetër nga të punësuarit, por askush nuk ka pranuar dhe për këtë është krijuar ky kaos në çerdhet e Strugës. Sot do të shpallim konkurs dhe nëse punonjësit nuk na pranojnë për u.d. drejtor, mund të pranojë që të emërohet drejtor një nga jashtë. Më parë i kam trajtuar punët me mandat të dytë u.d. drejtor dhe për këtë kam marrë kallëzim penal, nuk kam asnjë të drejtë morale dhe ligjore që të njëjtin drejtor ta emëroj për herë të dytë ushtrues detyre. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale të kujdeset për përkëdhelëset që nuk kanë kontratë, kopshtet janë nën juridiksionin e tyre", tha Merko pas takimit.

Prindërit u bënë apel institucioneve për zgjidhje të shpejtë të problemit, pasi, sipas tyre, marrja e fëmijëve me vete në punë nuk është zgjidhje.

Përkëdhelëset në Strugë protestuan në janar të këtij viti, duke kërkuar rritje të pagave dhe zgjidhje të statusit të tyre, por institucionet nuk dëgjuan, ata vazhduan të punojnë të paregjistruar dhe të pasiguruar për kompensim mujor prej 10 - 15.000 denarëve. Kopshtit i mungojnë rreth 20 kujdestare, staf edukativo-teknik dhe që nga shtatori nuk janë thirrur as fëmijët e sapopranuar nga listat e kujdesit. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR