• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mosmarrëveshje në qeverinë italiane për shitjen e aksioneve në hekurudhat shtetërore

Mosmarrëveshje në qeverinë italiane për shitjen e aksioneve në hekurudhat shtetërore

Romë, 27 nëntor 2023 (MIA) - Qeveria italiane nuk duhet të shesë aksionet e saj në grupin shtetëror hekurudhor Ferovi delo Stato, siç ka propozuar ministri i Ekonomisë në planin për uljen e borxhit shtetëror, deklaroi sot ministri i Infrastrukturës Mateo Salvini.

Për ta ulur borxhin publik, Qeveria planifikon të mbledhë rreth 20 miliardë euro nga viti 2024 deri në vitin 2026 me shitjen e pasurisë shtetërore. 

Ministria e Financave javën e fundit shiti 25 për qind të aksioneve në bankën Monte dei Paski di Siena, ndërsa ministri i Ekonomisë Xhankarlo Xhorxheti në tetor tha se mund të shitet një pjesë në rrjetin shtetëror  hekurudhor dhe autostrada.

Megjithatë, kur gazetarët në një ngjarje në Milano e pyetën nëse ministria e tij do të shesë një pjesë në Ferovie delo Stato, Salvini u përgjigj kategorikisht "jo", njoftoi agjencia e lajmeve Ansa. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR