• e enjte, 26 dhjetor 2024

Moska dëbon 18 diplomatë nga Delegacioni BE-së në Rusi

Moska dëbon 18 diplomatë nga Delegacioni  BE-së në Rusi
Moskë, 15 prill 2022 (MIA)- Moska sot ka paralajmëruar dëbimin e 18 diplomatëve nga Misioni i BE-së në Rusi. Vendimi vjen si përgjigje e një reagimi të njëjtë ndërmarrë nga Brukseli pas ofensivës së Kremlinit në Ukrainë. “Si përgjigje e aktiviteteve armiqësore të BE-së, 18 anëtarë të Delegacionit të BE-së në Rusi janë shpallur për persona non grata dhe doemos ta lëshojnë territorin rus sa më shpejtë të jetë e mundur”, thuhet në kumtesën e Ministrisë ruse për Punë të Jashtme.

QËNDRONI TË LIDHUR