• e enjte, 28 nëntor 2024

Mosfunksionimi i një trupi profesional arsyeja që fëmijët me aftësi të kufizuara nga rajoni i Tetovës të mos marrin ndihmë financiare nga shteti

Mosfunksionimi i një trupi profesional arsyeja që fëmijët me aftësi të kufizuara nga rajoni i Tetovës të mos marrin ndihmë financiare nga shteti

Tetovë, 13 tetor 2023 (MIA) - Një numër i madh familjesh nga rajoni i Tetovës me muaj nuk mund të marrin termin në trupin profesional që jep konstatimin e aftësisë së kufizuar te fëmijët,  pas së cilës atyre u hiqet e drejta  për të marrë kompensim. Bëhet fjalë për shumë si shtesë e veçantë për fëmijët deri në 26 vjeç me aftësi të kufizuara prej vetëm 7.000 denarë në muaj.

 "Fëmija im është me paralizë cerebrale, kur e bëm kontrollin e fundit në vitin 2021 na u caktua që në gusht të vitit 2023 duhet ta dërgoj fëmijën përsëri që të bëhet vlerësim funksional në mënyrë që të vazhdojmë të marrim atë kompensim prej vetëm 7046 denarë. Dy muaj para se të kalonte afati i konstatimit të vjetër, në qeshor kam marrë njoftim nga Qendra Ndërkomunale për Çështje Sociale në Tetovë që duhet të lajmërohem në trupin profesional për vlerësimin funksional në Gostivar. Që atëherë kam kërkuar  personalisht atje dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje. Duke qenë se nuk kam konstatim të ri, nuk kam marrë kompenzim nga gushti. Edhe pse janë pak para për ne  është shumë e rëndësishme, vetëm burri në familje punon unë duhet të kujdesem për fëmijën", thotë për MIA-n nënë e një djaloshi 17-vjeçar me paralizë cerebrale. 

 Për fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara nga rajoni i Tetovës të cilët mund të marrin ndihmë financiare nga shteti,  është përcaktuar konstatim të japë Organi rajonal profesional për vlerësim funksional me seli në Gostivar. Nga organi rajonal profesional pranojmë se nuk janë në gjendje të lëshojnë rezultate me arsyetimin se kjo është për shkak të mungesës së pajisjeve, ndërsa njoftojnë për lëshimin e rezultatëve për muajin e ardhshëm.

Këto organe rajonale janë krijuar nga Lidhka e Edukatorëve Special dhe Rehabilituesve në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë. Organet rajonale profesionale për vlerësimin funksional duhet të jenë në dhjetëra qytete dhe të mbulojnë rajone më të gjera me më shumë qytete. Duhet të ketë një defektolog,  sociolog, psikolog dhe një mjek. si/

Foto Arkivi i MIA-s



 

QËNDRONI TË LIDHUR