• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mosemetimi i euroobligacionit është për arsye procedurale dhe nuk do të ndikojë negativisht në rejtingun kreditor të shtetit, thotë Kovaçevski.

Mosemetimi i euroobligacionit është për arsye procedurale dhe nuk do të ndikojë negativisht në rejtingun kreditor të shtetit, thotë Kovaçevski.

Shkup, 16 shkurt 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski konsideron se mosemetimi  i euroobligacionit  për shkak të mosnënshkrimit nga ana e ministrit të Drejtësisë, i cili ka dhënë dorëheqje, nuk mund të ndikojë negativisht në rejtingun kreditor të shtetit.

Kovaçevski sot deklaroi se mosemetimi i euroobligacionit është për arsye procedurale dhe se nuk kanë dashur ta shkelin procedurën sepse ministri ka dhënë dorëheqje. 

 "Deri në zgjedhjen e ministrit të ri nuk kemi dashur ta shkelim procedurën. Dje publiku investues është informuar. Procedura do të përsëritet dhe do të jetë e suksesshme sapo të përfundojë rikonstruimi i Qeverisë", tha Kovaçevski duke u përgjigjur në pyetjen e  gazetarëve pas lëshimit në përdorim të kopshtit "Sonce" në lagjen Vollkovë.

Vlerësimi i drejtorit të Zyrës së Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, Masimiliano Paoluçi, është se ekzstojnë mjaft mjete likuiduese në treg që mund të përdoren në mënyrë të duhur. 

 Me emetimin e euroobliglacionit, shteti duhej të siguronte 600 milionë euro, të cilat do të përdoreshin për shlyerjen e borxheve të vjetra dhe eurobondin me afat maturimi për këtë vit. Ministria e Financave  dje bëri të ditur se e gjithë procedura për emetimin e eurobondit do të kryhet pas zbatimit të procedurave administrative të cilat nënkuptojnë edhe mendim të ministrit të ri të Drejtësisë.

"Menjëherë pas zgjedhjes së ministrit të ri të Drejtësisë do të mbahet  ankand i ri. Për këtë, bankat agjente që ndërmjetësuan gjatë emetimit të auroobligacionit do t'i informojnë investitorët, të cilët në ankandin e fundit kishin 2.5 herë më shumë interes në raport me shumën e ofruar, si rezultat i besimit në politikat e mira ekonomike" informoi Ministria e Financave. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR