• e enjte, 26 dhjetor 2024

Moraçanin: Kushtet që RDM ia vendosi Qeverisë do të jenë arsye nëse partia do të qëndrojë në pushtet

Moraçanin:  Kushtet që RDM ia vendosi Qeverisë do të jenë arsye nëse partia do të qëndrojë në pushtet

Shkup, 15 shkurt 2023 (MIA) - Kushtet që partia mbrëmë ia vuri Qeverisë, me një afat prej njëqind ditësh për zbatim, do të jenë arsyeja nëse partia do të mbetet në pozitë apo do të shkojë në opozitë, deklaroi kryetarja e RDM, Maja Moraçanin.

Në emisionin Argument plus, Moraçanin tha se RDM e mbështet rikonstruksionin e qeverisë dhe do të votojë për ndryshimet kushtetuese sepse kanë të bëjnë me proceset eurointegruese.

"Këto kushte janë për të zbatuar diçka që është e nevojshme në vend. Domethënë, këto procese duhet të fokusohen edhe në veprimin në vend. Procesi i integrimit evropian është një çështje e pavarur që ne e mbështesim. Nuk ka dilemë për këtë dhe unë mund të jem edhe në opozitë, nëse këto kërkesa tona nuk realizohen dhe i gjithë procesi ngec sërish, është e qartë se RDM do të shkojë në opozitë", tha ajo. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR