• e shtunë, 23 nëntor 2024

Momiroviq: Deri në fund të shtatorit do të fillojmë të shfrytëzojmë një TAG mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë

Momiroviq: Deri në fund të shtatorit do të fillojmë të shfrytëzojmë një TAG mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë
Beograd, 2 gusht 2022 (MIA) – Ministri i Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë së Veriut, Bllagoj Boçvarski, në kuadër të Samitit të liderëve të Ballkani i Hapur, ka realizuar takim me ministrin serb të Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Tomisllav Momiroviq, ku kanë biseduar për projekte të përbashkëta infrastrukturore dhe për  Ballkanin e Hapur (BH) pagesën elektronike në pikat pagesore në autostradat e vendeve anëtare të Iniciativës "Ballkani i Hapur", njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. "Sistemi Open Balkan ETC është në fazën e testimit dhe nga fundi i shtatorit do të fillojmë të përdorim një TAG midis Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Çdo përdorues i pagesës ETC në çdo vend në kuadër të nismës "Ballkan i Hapur" do të mund të paguajë tarifat në të gjitha vendet e tjera të nismës  "Balkan i Hapur" me vetëm një TAG, pa ndalur ose blerë një pajisje apo kartë shtesë në vendet ku automjeti i tij nuk është i regjistruar", tha Momiroviç, sipas një kumtese nga Kabineti i tij. “Kam bashkëpunim dhe komunikim të shkëlqyer me kolegun dhe ministrin Momiroviq dhe bisedat tona gjithmonë çojnë në iniciativa të rëndësishme për të dyja vendet. Konfirmuam përcaktimet tona të përbashkëta në drejtim të lidhjes më efikase rajonale dhe përshpejtimit të zhvillimit ekonomik. Fokusin primar po e vendosim në realizimin e projekteve infrastrukturore, veçanërisht në pjesën e lidhjes hekurudhore, të cilat do të mundësojnë më tej rritje dhe zhvillim të përshpejtuar rajonal ndërmjet vendeve tona mike", tha ministri Boçvarski. Në takim u bisedua më tepër për projektet aktuale të lidhjes, si për rindërtimin dhe modernizimin e hekurudhës Nish - Brestovac (kufiri me Maqedoninë e Veriut), si dhe për funksionimin e pikës së integruar kufitare Preshevë - Tabanoc, theksohet në kumtesën e Ministrisë serbe të Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR