• e enjte, 26 dhjetor 2024

Molla vendore në tregun e Azerbejxhanit - një nga temat e takimit mes Nikollovskit dhe homologut e tij azerbajxhanas

Molla vendore në tregun e Azerbejxhanit - një nga temat e takimit mes Nikollovskit dhe homologut e tij azerbajxhanas

Shkup, 10 nëntor 2023 (MIA) - Mundësia për eksport të mollëve vendore në tregun e Azerbejxhanit, ishte një nga temat  e bisedës në takimin dypalësh të ministrave të Bujqësisë të Maqedonisë së Veriut, Lupço Nikollovski dhe Majnun Mamadov.

Pikërisht në këtë drejtim, Nikollovski së bashku me delegacionin e Azerbejjxhanit gjatë ditës realizuan vizitë të kompanisë "Dealtask fresh" - Resnjë, veprimtaria e së cilës është prodhimi, përpunimi dhe tregtimi me mollët e bukura vendore të Prespës, kumtuan nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

"Kompania "Dealtask fresh" ka plantacionet e saj moderne të frutave, të ndërtuara sipas të gjitha standardeve botërore, të pajisura me sistemet për ujitje, rrjete kundër breshrit dhe infrastrukturë tjetër, si dhe një frigorifer modern, të pajisur me teknologjinë ULO, ku mollët mund të ruhet për një periudhë më të gjatë kohore - rreth 1 vit, pa humbur karakteresitikat e tyre, me kapacitet për ruajtje deri në 1500 tonë mollë dhe lloje tjera të frutave", shkruan në kumtesë.

Nikollovski së bashku me delegacionin e Azerbejxhanit, gjatë vizitës së kompanisë, kanë realizuar edhe takim me përfaqësues të kooperativës bujqësore Krani. Bëhet fjalë për kooperativë bujqësore, e formuar në maj të vitit 2016, në fshatin Krani, mbi themelet e komunitetit ujor A2 Prespa e ulët Krani. Kjo kooperativë, siç shpjegohet në kumtesën, sot numëron 30 anëtarë me mbi 130 parcela nën plantacione frutore, ndërsa që nga viti 2016 menaxhon në mënyrë të pavarur sistemin e ujitjes.

"Patëm një vizitë produktive të ministrit të Bujqësisë së Azerbajxhanit, Mamadov. Ne kemi transferuar përvojën tonë në procesin e konsolidimit tek kolegët tanë nga Azerbajxhani, të dy ministrat kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me të cilin avancojmë bashkëpunimin mes dy vendeve dhe hapim një mundësi të re për vendosjen e mollëve të bukura të Prespës  në tregun e Azerbajxhanit, theksohet në kumtesën.

 

Nikollovski me përfaqësues të Ministrisë së FAO-s së bashku me delegacionin e Azerbejxhanit, të udhëhequr nga ndihmësi i presidentit të Republikës së Azerbejxhanit dhe udhëheqësin e Departamentit për çështje evropiane dhe politkë të zhvillimit inovativ të administratës presidenciale të vendit, Shahmar Movsumov dhe Mamadov, ishin edhe në vizitë së zonës së konsoliduar me sukses në fshatin Egri.

"Delegacioni i lartë shtetërorë i Republikës së Azerbejxhanit këto ditë është për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me qëllim për të njohur më mirë procesin e konsolidimit të tokës bujqësore. Procesi i konsolidimit të tokës bujqësore nënkupton konsolidimin e sipërfaqeve të vogla bujqësore, ndërtimin e rrugëve hyrëse dhe ujitjen e çdo toke bujqësore. Përfitimet për fermerët janë të shumëfishta nga një proces konsolidimi i përfunduar me sukses, ndërsa Egri është pikërisht projekti i parë i konsolidimit i përfunduar me sukses, ku numri i parcelave është ulur për gati katër herë më pak - nga 874 parcela në 260 dhe një infrastrukturë të ndërtuar plotësisht", shtohet në kumtesën e MBPEU-së.

Republika e Maqedonisë së Veriut është vend lider në realizimin e procesit të konsolidimit. Projekt, i filluar që në vitin 2017, kur së bashku me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe FAO, filloi zbatimi i projektit "MAINLAND" në vlerë prej 2,8 milion euro. Sot janë përgatitur plane për konsolidimin e tokave në nëntë zona: Konçe, Egri, Logovardi, Optiçari, Trn, Dabjani, Kozhle, Sokolarci dhe Spançevo. ls/ 

Foto: MBPUE-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR