• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Mojsovski: Të gjitha procedurat që bëhen me sistemin e vauçerëve nuk janë nga ne, por nga vetë federatat

Mojsovski: Të gjitha procedurat që bëhen me sistemin e vauçerëve nuk janë nga ne, por nga vetë federatat

Shkup, 21 gusht 2023 (MIA) - Prokuroria publike është institucioni i fundit i cili duhet të shprehet për akuzat ndaj meje nga ana e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Të gjitha procedurat që bëhen me sistemin e vauçerit nuk janë nga ne, por nga vetë federatat, ne vetëm e zbatojmë procedurën që tashmë e kanë dhënë, tha drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovski.

Ai në promovimin e sotëm të këndit të basketbollit në QP "Gjorçe Petrov" duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve theksoi se edhe Prokuroria Publike duhet të shprehet për rastin në ditët në vijim.

"E dini, procedura çoi në një kundërpadi nga ana ime. Qeveria u shpreh negativisht në pjesën e kësaj, PTHP u shpreh negativisht, mbeti vetëm Prokuroria Publike e cila duhet të shprehet këto ditë. Këtu shihen punë tendencioze të cilat definitivisht janë futur nga punonjës të tjerë të cilët paraprakisht ishin në Agjenci. Dëshiroj të dërgoj një apel se atë që ne dëshirojmë ta bëjmë me sportin është shenjë se nuk duam të keqpërdorim mjete shtetërore, përkundrazi, kjo vetë po e ndihmon sportin, të gjitha ato procedura që bëhen  në sistemin e vauçerëve nuk janë nga ne por nga vetë federatat, ne vetëm e zbatojmë procedurën të cilën tashmë e kanë dhënë. Shpresoj se në kohën më të shkurtër do të shprehen edhe aktorët tjerë dhe do të tregojmë se jemi në funksion të qytetarëve, ndërsa jo siç thekson KSHPK", tha Mojsovski.

Ai shfaqi shpresë se hetimi do të tregojë se nuk ka keqpërdorim të mjeteve të qytetarëve.

"Sistemi i vauçerëve ekziston para meje, ndërsa edhe tani, shpresoj që pasi të hetohet dhe të përfundojë siç duhet, institucioni i fundit është Prokuroria Publike, në të cilën kemi biseduar tashmë, kemi thënë se kush janë, çfarë procedura janë, dhe do të tregojë se në atë pjesë nuk jemi ne, janë paratë civile që shpërndahen në federata, klube dhe sportistë dhe mbarojnë aty", theksoi ai.

Njëherit ai informon se deri në fund të shtatorit të këtij viti Qeveria do ta miratojë planin aksional për Strategjinë e re kombëtare për të rinj. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR