• e diel, 24 nëntor 2024

Mojsovska: Ujitja në kohë e tokës bujqësore është më e rëndësishmja në përballjen me ndryshimet klimatike

Mojsovska: Ujitja në kohë e tokës bujqësore është më e rëndësishmja në përballjen me ndryshimet klimatike

Shkup, 24 prill 2023 (MIA) - Federata Kombëtare e Fermerëve i bën apel Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave për ndërtimin e sistemeve të reja, por edhe rikonstruimin dhe  mirëmbajtjen e rrjeteve të vjetra dhe të rrënuara të ujësjellësit, të cilët kanë shumë defekte, për të mos pasur problemet e viteve të kaluara me ujitje të parakohshme në tokat bujqësore, duke pasur parasysh paralajmërimet se pritet një verë e gjatë e thatë, tha sot kryetarja e Federatës, Vaska Mojsovska.

"Prandaj ne si organizatë prej shumë vitesh kemi apeluar dhe lobuar drejtpërdrejtë në Ministrinë e Bujqësisë për ndërtimin e sistemeve të reja, por edhe rikonstruimin dhe mirëmbajtjen e rrjeteve të vjetra dhe të rrënuara të ujësjellësit të cilët kanë shumë defekte dhe në të cilat tani duhet të jenë gati dhe të rinovohen për të mos pasur problemet që kemi pasur vitet e kaluara për mosujitje në kohë të sipërfaqeve bujqësore gjatë prodhimit kur kanë më shumë nevojë për ujë. Sigurisht që do të vazhdojmë ta kërkojmë këtë nga Ministria", tha Mojsovska në pyetjen e gazetarëve para fillimit të seancës së rregullt të kuvendit vjetor të Federatës Kombëtare të Fermerëve.

Mojsovska theksoi se uji është shumë i rëndësishëm për ne, duke theksuar se ndryshimet klimatike shkaktojnë dëme të mëdha në prodhimin e ushqimit, ndërsa njëra nga punët më të rëndësishme në ballafaqimin me ndryshimet klimatike është ujitja në kohë dhe ujitja e sipërfaqeve bujqësore. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR