• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mohaxherani: Zgjedhja e Trampit për president nuk do të ndikojë në jetën e iranianëve

Mohaxherani: Zgjedhja e Trampit për president nuk do të ndikojë në jetën e iranianëve

Teheran, 6 nëntor 2024 (MIA) - Zgjedhjet në SHBA nuk do të ndikojnë në ekzistencën e iranianëve, deklaroi zëdhënësja e qeverisë iraniane Fatemeh Mohaxherani pasi Donald Trampi shpalli fitore në zgjedhjet presidenciale.

Përfaqësuesit perëndimor dhe arab deklaruan se Trampi sërish mund ta zbatojë "politikën e tij për presion maksimal" me ashpërsimin e sanksioneve për industrinë iraniane të naftës. Përveç kësaj, siç transmetojnë agjencitë e huaja, "Trampi mund t'i japë dritë të gjelbër Izraelit t'i sulmojë objektet bërthamore iraniane dhe të kryejë vrasje të synuara në Republikën Islamike".

"Zgjedhjet në SHBA nuk janë puna jonë. Politikat tona janë stabile dhe ndryshohen në varësi të individëve. Tashmë i kemi bërë parashikimet e nevojshme dhe nuk do të ketë ndryshim në ekzistencën e njerëzve", theksoi Mohaxherani.

Gjatë mandatit të tij të parë, Trampi e tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja e vitit 2015 ndërmjet Teheranit dhe fuqive të mëdha botërore për kufizim të programit bërthamor iranian në këmbim të lehtësimit ekonomik. Në vitin 2018, Uashingtoni sërish vendosi sanksione ndaj Teheranit, që ndikonte në eksportin e naftës së Iranit, i uli të ardhurat shtetërore dhe detyroi qeverinë të përdorë masa jopopullore siç janë rritja e tatimeve dhe deficitet e mëdha buxhetore. sa/

Foto: Iks



 

QËNDRONI TË LIDHUR