Modulet e edukimit paqësor të disponueshme për përdorim në mësimdhënie
- Modulet për edukim paqësor në arsimin e mesëm i përmban publikimi në shtatë gjuhë që u promovua sot në organizim të Ambasadës së Fëmijëve "Megjashi".
Shkup, 11 qershor 2024 (MIA) - Modulet për edukim paqësor në arsimin e mesëm i përmban publikimi në shtatë gjuhë që u promovua sot në organizim të Ambasadës së Fëmijëve "Megjashi".
Modulet janë rezultat i bashkëpunimit shumëvjeçar me organizatat e shoqërisë civile dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, dhe qëllimi i krijimit të tyre është ndërtimi i paqes, jo dhunës dhe promovimi i procesit të edukatës paqësore. Rezultati i pritshëm është se përdorimi i duhur i këtij materiali praktik në shkolla do të çojë në përmirësimin e klimës në shkollë, uljen e dhunës së bashkëmoshatarëve dhe trajtimin konstruktiv të saj.
Përmbajtja e moduleve është e disponueshme në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe të gjithë mësuesit e interesuar mund t'i prezantojnë ato në ligjëratat e lëndëve të tyre mësimore. Materiali ofron katër module në fushën e edukimit paqësor: Komunikimi jo i dhunshëm, Menaxhimi i konfliktit, Ndërmjetësimi i bashkëmoshatarëve dhe Jodhuna dhe dhuna.
Dragi Zmijanac nga Ambasada e Fëmijëve “Megjasi” tha se modulet janë një mjet i mirë për parandalimin e konflikteve të mundshme dhe pret që materiali të jetë një hap përpara drejt futjes/zbatimit të Edukatës paqësore në kurrikulë dhe programe apo në jetën dhe punën e arsimit të mesëm.
Ai theksoi se modulet janë shembulli i parë në Ballkan që një organizatë civile në bashkëpunim me një trup koordinues, ku përfshihen përfaqësues nga OJQ--ja dhe Ministria e Arsimit, Byroja për Zhvillimin e Arsimit dhe Inspektorati Shtetëror i Arsimit dhe me ndihmën e autorëve, për të printuar dhe vendosur në faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës.
“Një shoqëri serioze që dëshiron të kujdeset për fëmijët dhe studentët duhet t'i kushtojë shumë më tepër rëndësi parandalimit të vetëdëmtimit, dhunës së bashkëmoshatarëve, vetmisë, tjetërsimit, bullizmit kibernetik që hasin fëmijët. Një nga mjetet që mund të përdoret në atë drejtim janë vetë modulet që po promovojmë sot, të cilat janë të shtypura në shtatë gjuhë, të disponueshme për të gjitha grupet etnike, në mënyrë që mësuesit t'i përdorin ato gjatë kohës që fëmijët kalojnë në shkollë. Ata janë në shkollë nga gjashtë deri në tetë orë, janë më shumë se 200 ditë, prandaj pritet që kur t'i dorëzohen stafit arsimor, ai të punojë me ta për të gjitha problemet me të cilat përballen dhe t'i zgjidhë së bashku. Kjo është një mundësi e mirë për një qasje të tillë”, tha Zmijanac.
Ai bëri thirrje që modulet, të cilat gjenden në faqen e Ministrisë së Arsimit, të shkarkohen nga mësuesit dhe, megjithëse jo të detyrueshme, të përfshihen në programe.
“Prandaj po ndërtojmë një rrjet aktiv të profesorëve, mbi 300, të cilët janë të përfshirë dhe janë edukatorë shumë të mirë dhe punojnë me studentët dhe janë një përfaqësues i mirë që përmes trajnimeve mund të bëhet një përpjekje e suksesshme që mësuesit në nivel lokal, mund të jetë aktiv në transformimin e konflikteve”, shtoi njeriu i parë i “Megjashit”.
Safet Neziri, këshilltar shtetëror në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës dhe anëtar i trupit koordinues në “Megjashi”, theksoi se modulet e edukimit paqësor janë zgjidhje e përhershme
për tejkalimin e të gjitha keqkuptimeve dhe situatave konfliktuale, dhunës së bashkëmoshatarëve dhe sjelljeve radikale të fëmijëve dhe të rinjve.
“Në bashkëpunim të ngushtë me "Megjashin" kemi përgatitur module, të cilat do t'u drejtohen fëmijëve dhe vetë mësuesve, se si të trajtohen disa tema që janë me interes të përgjithshëm për nxënësit, mësuesit dhe shoqërinë - si t'i tejkalojmë dallimet e tyre, situatat stresuese dhe konfliktuale. Me këtë mekanizëm, me modulet për edukim paqësor, qëllimi në fakt tashmë është arritur”, tha Naziri.
“Një shoqëri serioze që dëshiron të kujdeset për fëmijët dhe studentët duhet t'i kushtojë shumë më tepër rëndësi parandalimit të vetëdëmtimit, dhunës së bashkëmoshatarëve, vetmisë, tjetërsimit, bullizmit kibernetik që hasin fëmijët. Një nga mjetet që mund të përdoret në atë drejtim janë vetë modulet që po promovojmë sot, të cilat janë të shtypura në shtatë gjuhë, të disponueshme për të gjitha grupet etnike, në mënyrë që mësuesit t'i përdorin ato gjatë kohës që fëmijët kalojnë në shkollë. Ata janë në shkollë nga gjashtë deri në tetë orë, janë më shumë se 200 ditë, prandaj pritet që kur t'i dorëzohen stafit arsimor, ai të punojë me ta për të gjitha problemet me të cilat përballen dhe t'i zgjidhë së bashku. Kjo është një mundësi e mirë për një qasje të tillë”, tha Zmijanac.
Ai bëri thirrje që modulet, të cilat gjenden në faqen e Ministrisë së Arsimit, të shkarkohen nga mësuesit dhe, megjithëse jo të detyrueshme, të përfshihen në programe.
“Prandaj po ndërtojmë një rrjet aktiv të profesorëve, mbi 300, të cilët janë të përfshirë dhe janë edukatorë shumë të mirë dhe punojnë me studentët dhe janë një përfaqësues i mirë që përmes trajnimeve mund të bëhet një përpjekje e suksesshme që mësuesit në nivel lokal, mund të jetë aktiv në transformimin e konflikteve”, shtoi njeriu i parë i “Megjashit”.
Safet Neziri, këshilltar shtetëror në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës dhe anëtar i trupit koordinues në “Megjashi”, theksoi se modulet e edukimit paqësor janë zgjidhje e përhershme për tejkalimin e të gjitha keqkuptimeve dhe situatave konfliktuale, dhunës së bashkëmoshatarëve dhe sjelljeve radikale të fëmijëve dhe të rinjve.
“Në bashkëpunim të ngushtë me "Megjashin" kemi përgatitur module, të cilat do t'u drejtohen fëmijëve dhe vetë mësuesve, se si të trajtohen disa tema që janë me interes të përgjithshëm për nxënësit, mësuesit dhe shoqërinë - si t'i tejkalojmë dallimet e tyre, situatat stresuese dhe konfliktuale. Me këtë mekanizëm, me modulet për edukim paqësor, qëllimi në fakt tashmë është arritur”, tha Naziri. mb/
Foto: MIA