• e shtunë, 09 nëntor 2024

M-NAV: Është hapur hetim për ngjarjen lidhur me sigurinë në qiellin mbi Shkup të 7 shtatorit

M-NAV: Është hapur hetim për ngjarjen lidhur me sigurinë në qiellin mbi Shkup të 7 shtatorit

Shkup, 13 shtator 2024 (MIA) - Në afatin e paraparë, është dorëzuar raport për ngjarjen lidhur me sigurinë në qiellin mbi Shkup, që ndodhi më datën 7 të këtij muaji dhe është hapur hetim për konstatimin e gjendjes faktike dhe shkaqeve, informoi sot Ofruesi i shërbimeve të navigacionit M-NAV, pas kumtimeve për incidentin e shmangur të përplasjes së dy aeroplanëve.

Nga M-NAV potencojnë se ngjarjet e tilla si kudo në Evropë, çdoherëjanë raportuar me kohë dhe janë procesuar nga të gjithë sektorët relevantë.

"Më 7 shtator në orën 18:30 është dërguar raport për ngjarje të sigurisë në afatin e paraparë nga kryesit të cilët kanë punuar në sektorin e prekur. Në pajtim me rregullat dhe procesurat e parapara, raporti është regjistruar nga ana e sektorit IMS (Integreted Menagement Systems) dhe i është dërguar Agjencisë për Aviacionin Civil. Gjithashtu, në pajtim me procedurat valide, nga ana e sektorit IMS është hapur hetim për konstatimin e gjendjes faktike dhe shkaqeve për ngjarjen. Do të donim të themi se ngjarjet e këtilla si kudo në Evropë, çdoherë janë raportuar dhe procesuar nga të gjithë sektorët relevantë, shërbimet dhe institucionet, në pajtim me procedurat ekzistuese juridike", theksoi M-NAV në kumtesë.

Paraprakisht nga AAC për MIA-n konfirmuan se veprojnë rreth ngjarjes së paraqitur nga Ofruesi i shërbimeve të navigimit M-NAV.

"Ofruesi i shërbimeve të navigimit M-NAV në mënyrë të rregullt e paraqiti ngjarjen dhe AAC do të veprojë rreth të njejtës", deklaruan nga AAC.

Portali SDK.mk, duke iu referuar faqes për ndjekje të fluturimeve Flajtradar24, kumtoi se aeroplani i "Turkish erllajns" dhe i "Sanekspres", për pak do të ndesheshin në qiellin mbi Aeroportin ndërkombëtar në Shkup më 7 shtator në orën 18:32.

"Bëhet fjalë për aeroplanin e 'Turkish erllajns' në fluturimin TK1358 nga Madridi drejt Stambollit dhe aeroplanit të 'Saneksperes' nga aeroporti bregdetar turk Dalaman drejt Londrës - Getuik. Sipas Flajtradar24, 30 sekonda para se të tejkalohen dy aeroplanët ishin në lartësi të njejtë prej 36.000 shkallëve. Mu para se të tejkaloheshin, njëri lëvizi në 36.325 shkallë, ndërsa tjetri zbriti në 35.475 shkallë. Sipas rregullave të komunikacionit ajror, mes aeroplanëve duhet të ketë 2.000 shkallë largësi vertikale", shkruan raporti. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR