• e premte, 27 dhjetor 2024

MMJPH: Vendimi për ndalesën e plotë të qeseve plastike dhe oksobiodegradueshme do të hyjë në fuqi më 1 qershor 2024

MMJPH: Vendimi për ndalesën e plotë të qeseve plastike dhe oksobiodegradueshme do të hyjë në fuqi më 1 qershor 2024

Shkup, 26 qershor 2023 (MIA) - Vendimi për ndalesën e plotë për plasimin e qeseve të plastikës dhe oksobiodegradueshme  për bartjen e mallrave në treg në vend do të hyjë në fuqi më 1 qershor 2024, e jo më 1 korrik të këtij viti, informojnë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH).

"Sipas Rregullores për ndryshimin e rregullores për standardet për biodegradueshmëri të cilat duhet t'i përmbushin qeset për bartjen e mallrave, mënyra e plasimit në treg të qeseve të biodegradueshme nga ana e tregtarëve, si dhe forma dhe përmbajtja e formularit për evidencë, është bërë ndryshim në nenin 6 të paragrafit 1, dhe fjalët '1 qershor 2023' zëvendësohen me fjalët '1 qershor 2024'. Nga këtu ndalesa për përdorimin e qeseve të cilat nuk i përmbushin standardet e shënuara me këtë rregullore plotësisht do të zbatohet nga 1 qershori i vitit 2024", theksojnë nga MMJPH. 

Pjesa më e madhe e mediave sot informuan se nga 1 korriku do të ndalohet plotësisht përdorimi i qeseve plastike në marketet të cilat shiten për 15 denarë, ndërsa do të shfrytëzohen vetëm qeset e biodegradueshme. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR