• e enjte, 26 dhjetor 2024

MMJPH: Për përmirësimin e rezistencës ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut janë stabilizuar gjashtë rrëshqitje dheu, do të pyllëzohet edhe në PK "Sharri"

MMJPH: Për përmirësimin e rezistencës ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut janë stabilizuar gjashtë rrëshqitje dheu, do të pyllëzohet edhe në PK

Shkup, 29 shkurt 2024 (MIA) - Qëndrueshmëri e projektit "Përmirësim i rezistencës ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut" dhe mbrojtja e popullatës dhe mjedisit jetësor në këtë rajon, i  cili është kryesisht i ekspozuar në rreziqe ndaj përmbytjeve, rrëshqitjeve dhe dheut dhe fatkeqësive tjera natyrore, mund të arrihet vetëm me kyçje maksimale në të gjitha palëve të prekura, sidomos autoriteteve lokale dhe popullatës përmes ngritjes së ndërgjegjës dhe zhvillimit të shprehive pozitive dhe sjelljes në raport me menaxhimin me mbeturinat, mbrojtjen e pyjeve dhe ngjashëm.

Kjo, siç njoftoi MMJPH, është qëndrimi i përbashkët i takimit të 5-të të këshillit projektues të projektit për rajonin e Pollogut, i financuar nga Qeveria e Zvicrës, ndërsa implementuar nga Programi për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa në të cilin kanë marrë pjesë ministrja e e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në Qeverinë teknike, Kaja Shukova, ambasadorja zvicerane Veronik Ulman dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Armen Gregorian. 

Në takim është bërë pasqyrim i aktiviteteve të realizuara në vitin e kaluar dhe janë prezantuar planet për vitin e ardhshëm për projektin, i cili është disavjeçar, me shumë komponente dhe kompleks. Në vitin 2023, theksohet, janë realizuar disa aktivitete në kuadër të komponeteve të ndryshme të projektit.

Në kuadër të komponentës së tretë, pyllëzimi si masë kundër erozionit, sipërfaqja totale e pyllëzuar deri në vitin 2023 është 41 ha, ndërsa NP Pyjet kombëtare kanë siguruar 5.000 fidanë për pyllëzim në Parkun kombëtar Sharr në një sipërfaqe prej 2 ha në Sellcë, e cila do të të zbatohet në vitin aktual. U prezantuan edhe aktivitetet e planifikuara për vitin aktual.

Projekti “Përmirësimi i rezistencës ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut” zbatohet vazhdimisht që nga viti 2017 dhe për realizimin e tij Zvicra ka siguruar mbi 13 milionë dollarë. mb/

Foto: MMJPH 

QËNDRONI TË LIDHUR