• e shtunë, 23 nëntor 2024

MMJPH: Miratohet teksti i Projektligjit për shpalljen e Liqenit të Ohrit për monument natyre

MMJPH: Miratohet teksti i Projektligjit për shpalljen e Liqenit të Ohrit për monument natyre

Shkup, 13 shkurt 2024 (MIA) - Me iniciativë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH), Qeveria në seancën e sotme e miratoi tekstin e Projektligjit për shpalljen e Liqenit të Ohrit si zonë e mbrojtur në kategorinë e tretë - monument i natyrës. Tani do të shkojë në Kuvend për miratimin e tij, bëjnë të ditur sonte nga MMJPH.

"Liqeni i Ohrit është shpallur monument i natyrës për shkak të karakteristikave të tij gjeomorfologjike dhe hidrologjike, vlerave të jashtëzakonshme natyrore, si pjesë e Trashëgimisë natyrore botërore të UNESKO-s dhe një nga qendrat më të rëndësishme të strehimit të diversitetit biologjik në kuadrin evropian dhe botëror. Monumenti i natyrës – Liqeni i Ohrit do të menaxhohet nga Ndërmarrja publike “Sistemi kolektori”. Plani për menaxhim do të duhet të miratohet jo më vonë se një vit nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji", sqaron Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Siç thuhet në kumtesën e Ministrisë, me shpalljen e tij monument natyre, mundësohet mbrojtja dhe ruajtja e gjendjes natyrore të Liqenit të Ohrit, përmes mbrojtjes dhe ruajtjes së habitateve dhe llojeve me rëndësi kombëtare dhe evropiane dhe mbrojtjes së vlerave tjera natyrore. Më pas, parandalimi i veprimeve që në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë mund të shkaktojnë përçarje të habitateve dhe ekosistemeve. Gjithashtu, krijimi i kushteve të favorshme për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e diversitetit biologjik dhe rajonal. Ai gjithashtu mundëson përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, në një mënyrë që nuk kërcënon mbijetesën e habitateve dhe specieve.

Procesi mbështetet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për mjedisin jetësor (UNEP) në Vjenë dhe Bashkimi ndërkombëtar për ruajtjen e natyrës (IUCN), Zyra e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore (ECARO) dhe nga institucionet dhe ekspertët kombëtarë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR