• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MMJPH: Hyjnë në fuqi rekomandimet dhe masat për tejkalimin e pragut të alarmimit të grimcave të suspenduara PM 10 në Shkup

MMJPH: Hyjnë në fuqi rekomandimet dhe masat për tejkalimin e pragut të alarmimit të grimcave të suspenduara PM 10 në Shkup

Shkup, 27 dhjetor 2023 (MIA) - Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sot informoi se në Shkup është tejkaluar pragu i alarmimit për grimcat e suspenduara me madhësi deri në 10 mikrometra dhe se hyjnë në fuqi rekomandimet nga Dekreti për vlerat kufitare për nivelet dhe llojet e substancave ndotëse në ajrin e ambientit dhe pragjet e alarmimit.

"Sipas Dekretit për ndryshimin dhe plotësimin e Dekretit për vlerat kufitare për nivelet dhe llojet e substancave ndotëse në ajrin e ambientit dhe pragjet e alarmimit, afatet për arritjen e vlerave kufitare, kufijtë e tolerancës për vlerat kufitare, vlerat e synuara dhe synimet afatgjata e cila përcakton pragun e alarmit për grimcat e suspenduara me madhësi deri në 10 mikrometra (tejkalim i vlerës prej 150 mg/m3 gjatë dy ditëve me radhë) dhe parashikimin e motit nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, ju njoftojmë se e njëjta është tejkaluar në pikat matëse në Shkup -Lisice dhe Rektorat", thuhet në kumtesën e sotme nga MMJPH-ja.

Tabela tregon përqendrimet mesatare ditore të PM10 në pikat matëse ku është tejkaluar pragu i alarmit.
 

*përqendrimet janë shprehur në mg/m3

Sipas konkluzioneve të procesverbalit të seancës së 40-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, të mbajtur më 28.11.2017, për qytetin e Shkupit, hyjnë në fuqi rekomandimet dhe masat në vijim:


 Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë obligohen të:
 

- Rekomandojnë të gjitha subjektet juridike (punëdhënësit) që me rekomandimin e mjekut të familjes të lirojnë grate shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike, infarkt të mëparshëm të miokardit ose goditje në tru, pavarësisht moshës.

- Rekomandojnë që të gjitha subjektet juridike (punëdhënësit) të riorganizojnë orarin e tyre të punës dhe personat që punojnë jashtë të punojnë nga ora 11:00 deri në 17:00.

- Rekomandojnë që të mos organizohen gara sportive dhe ngjarje të tjera kulturore në natyrë.


- Sigurimi i kushteve për rritjen e aktiviteteve të shërbimeve të urgjencës mjekësore, vizitave në shtëpi dhe shërbimeve të patronazhit.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë:.

- Të detyrojë të gjitha organet e administratës shtetërore, agjencitë, fondet, byrotë, institutet, ndërmarrjet publike dhe SHA-të në pronësi shtetërore, si dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale të reduktojnë (deri në 50%) përdorimin e automjeteve zyrtare.

- Të sigurojnë kufizimin e punimeve ndërtimore.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, Qendrën Shëndetësore dhe Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale:

- Të sigurojnë strehimore për strehimin e të pastrehëve.

- Të ofrojnë mbështetje për personat e moshuar të vetmuar përmes vizitave të organizuara

Ministria e Shëndetësisë:

- Të detyrojë Shërbimin e Urgjencës Mjekësore të paraqesë informatë deri tek ISHP për numrin e thirrjeve (sipas diagnozës/ kodit të ICD 10, gjinia, mosha, vendbanimi/komuna), për kohëzgjatjen e episodit të ndotjes alarmante të ajrit në baza ditore deri në përfundimin e episodit dhe një javë pas përfundimit.

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit:

- Тë fillojë kryerja e kontrollit të shpeshtë të Instalimeve që kanë leje A-PKIN, të kryejë matje kontrolli të emetimeve të substancave ndotëse në ajrin e ambientit me një laborator të akredituar për të përcaktuar nëse zbatohen kushtet/masat e përcaktuara në Leje për sa i përket emetimeve në ajër

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të përgatisë dhe dorëzojë:

- Rekomandim për Instalimet që kanë leje A-PKIN, për reduktimin e kapacitetit prodhues (deri në 50%), që do të thotë se nga kjo masë do të përjashtohen instalimet që prodhojnë ngrohje ose energji elektrike.

Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale janë të detyruara të zbatojnë masat e parashikuara në planet afatshkurtra ose masat afatshkurtra të miratuara nga këshillat e komunave. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s/ printskrin MMJPH

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR