• e shtunë, 23 nëntor 2024

MMJPH: Fillon procesi i rishpalljes së PK Mavrovë si zonë e mbrojtur

MMJPH: Fillon procesi i rishpalljes së PK Mavrovë si zonë e mbrojtur

Shkup, 5 qershor 2023 (MIA) - Me rastin e shënimit të 5 qershorit Ditës Botërore të Mjedisit Jetësor, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me IPPK Mavrovë organizuan ngjarje për prezantimin publik të aktiviteteve për realizimin e Auditimir/plotësimit të Studimit për rivlerësim dhe përpunim të Planit për menaxhim me PK Mavrovë, si bazë për menaxhim të mirë dhe të qëndrueshëm të kësaj zone të mbrojtur, njoftojnë nga MMJPH.

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, shprehu kënaqësinë për fillimin e procesit të rishpalljes së Mavrovës zonë e mbrojtur në kategorinë e parkut kombëtar, si obligim që del nga Ligji për Mbrojtjen e Natyrës.

"Ky bashkëpunim i rëndësishëm paraqet një mundësi për të vazhduar rrugën drejt mbrojtjes, ruajtjes dhe promovimit të vlerave natyrore që karakterizojnë Parkun Kombëtar të Mavrovës dhe tejkalimit të sfidave me të cilat ballafaqohet menaxhimi i parkut në menaxhimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e vlerave të natyrës, tha ministrja Shukova.

Drejtori i IPPK Mavrovë, Samir AJdini, u shpreh i kënaqur me fillimin përfundimtar të procesit për rishpalljen e parkut, si një nga zonat më të mëdha të mbrojtura në vend, veçanërisht për shkak se në të kaluarën shpeshherë janë përballur me akuza të gabuara dhe në mënyrë të padrejtë, ndoshta për shkak të mosnjohjes së fakteve ose interpretimit të gabuar të tyre.

Foto: Arkivi i MIA-s/ MMJPH

 

QËNDRONI TË LIDHUR