• e enjte, 26 dhjetor 2024

MMJPH: Јanë të hapura thirrjet për projekt propozimet, EU LIFE 2024

MMJPH: Јanë të hapura thirrjet për projekt propozimet, EU LIFE  2024

Shkup, 1 gusht 2024 (MIA) - Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i informon aplikantët e interesuar se EU CINEA i ka shpallur edhe afatet për thirrjet e ndryshme për projekt propozimet për vitin 2024 që janë në dispozicion për financim në kuadër të Programit Evropian ,,Jetë” (LIFE) . Informacionet për të gjitha afatet, fushat dhe kushtet për financimin e projekteve janë në dispozicion në linkun e mëposhtëm: https://cinea.ec.europa.eu/…/life-calls-proposals-2024…

 Thirrjet në përgjithësi janë të disponueshme për të gjithë personat juridikë (institucionet publike, institucionet shkencore, sektori privat, shoqatat civile dhe të tjera sipas thirrjeve të publikuara).

Bashkimi Evropian organizoi ditë informative për të gjitha thirrjet për vitin 2024. Me qëllim që të lehtëson procesin e aplikimit të aplikantëve të interesuar. Më shumë informacione me përmbajtje dhe video që janë të disponueshme mund t’i gjeni në linkun e mëposhtëm: https://cinea.ec.europa.eu/news-events/events/eulife24-info-days-2024-04-23_en

 Aplikantët që do të aplikojnë në thirrjet për Programin e Unionit “Jetë” (LIFE) në vitin 2024 do të vlerësohen nga vlerësues të pavarur të BE-së.

"Programi Evropian “Jetë” (LIFE) synon që të lehtësojë kalimin drejt një ekonomie të qëndrueshme, rrethore, efikase në energji, të bazuar në energji të rinovueshme, neutrale ndaj klimës dhe rezistente ndaj klimës, në përputhje me Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane. Pritet që aktivitetet të cilat i mbështet ky program të kontribuojnë në reduktimin e emetimeve të gazeve serrë dhe të reduktojnë cenueshmërinë ndaj efekteve të dëmshme të ndryshimeve klimatike, të rivendosin dhe përmirësojnë cilësinë e mjedisit, përfshirë ajrin, ujin dhe tokën, si dhe të ndikojnë pozitivisht dhe të reduktojë humbjen e diversitetit biologjik dhe degradimit të natyrës. Në këtë drejtim, ka për qëllim që të reduktojë dhe parandalojë degradimin e ekosistemeve, duke përfshirë mbështetjen e zbatimit dhe menaxhimit të rrjetit Natura 2000, rrjeti më i madh i zonave të mbrojtura në Evropë", theksohet në kumtesë.

Nga Ministria theksojnë se për herë të parë, Republika e Maqedonisë së Veriut, me nënshkrimin e Marrëveshjes për pjesëmarrje në Programin LIFE (2023), ka siguruar hapjen e mundësive të reja për aplikim për projekte që do të përmirësojnë mjedisin tonë dhe do të kontribuojnë në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

"Marrëveshja për pjesëmarrjen e vendit tonë në Programin e Unionit “Life” (LIFE) për mbrojtjen e mjedisit dhe aktivitetet klimatike ka një afat kohor nga viti 2023 deri në vitin 2027. Për pjesëmarrjen në këtë program brenda kornizës kohore të dhënë, MMJPH-ja ka dhënë një kontribut të brendshëm për pjesëmarrje", qëndron në kumtesë.

 MMJPH-ja i inkurajon kandidatët potencial që të paraqesin idetë e tyre në drejtim të arritjes së qëllimeve të komunitetit për një mjedis më të shëndetshëm, më të pastër dhe të ruajtur.

 Foto:  MMJPH

 

QËNDRONI TË LIDHUR