• e enjte, 26 dhjetor 2024

MM: Furnizimi i pajisjes për Armatën është mbështetur nga Fondi Evropian i Paqes sipas planit

MM: Furnizimi i pajisjes për Armatën është mbështetur nga Fondi Evropian i Paqes sipas planit

Shkup, 20 shkurt 2024 (MIA) - Furnizimi i pajisjes ushtarake i mbështetur nga Fondi Evropian i Paqes me nëntë milionë euro po ecën sipas dinamikës së planifikuar,  është konfirmuar në takimin e sotëm të parë të komitetit Drejtues të mbajtur në Shtëpinë e Armatës, njoftuan nga Ministria e Mbrojtjes (MM).

Komiteti, detyra kryesore e të cilit është ta ndjekë realizimin e këtij projekti, përbëhet nga përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes, Shtatmadhorisë së Armatës, Organizatës për implementimin e masës së Fondit Evropian të Paqes, Organizatës për Avancimin e Sigurisë Njerëzore (ITF) dhe Delegacionit të BE-së në Shkup.

Drejtori i Shtatmadhorisë, gjenerali i Brigadës Simeon Trajkovski në hapjen e takimit, citohet në kumtesë, ka theksuar se kjo ndihmë e Bashkimit Evropian e destinuar për nevojat e Armatës së Maqedonisë do t'i përforcojë kapacitetet e Armatës, do të ndikojë në zhvillimin e aftësive mbrojtëse dhe të ndërveprimit të Armatës.

"Drejtori i organizatës sllovene për promovimin e sigurisë së njeriut - ITF, ambasadori Tomazh Lovrençiç, agjencia e cila do ta implementojë projektin e Fondit Evropian të Paqes  për mbështetjen e Armatës shtoi se aktivitetet e planifikuara tashmë kanë filluar dhe realizohen sipas qëllimeve strategjike, lista e prioriteteve dhe afateve të dërgesës së pajisjes për Armatën. Dërgesa e parë, theksoi pritet të jetë në prill të këtij viti viti", thuhet në kumtesë.

Hoze Karlos Engra Moreno, nga Shërbimi i Komisionit Evropian për instrumentet e politikës së jashtme, e ka theksuar vlerën e vendeve të Ballkanit Perëndimor për sigurinë e Evropës dhe ka shtuar se krahas kësaj ndihme për Maqedoninë e Veriut projekte të tilla tashmë janë në vijim edhe me vendet tjera të rajonit.

"Mjetet të cilat janë pjesë e këtij Projekti janë destinuar për furnizimin e pajisjes për Grupin e Batalionit të Lehtë të Këmbësorisë përkatësisht pajisjes logjistike, mjekësore, inxhinierike dhe pajisje për kryerjen e trajnimeve, sistemeve komunikuese-informatike dhe për kapacitetet e inteligjencës", njoftuan nga MM. sa/

Foto: MM

QËNDRONI TË LIDHUR