• e enjte, 26 dhjetor 2024

MM e filloi procedurën për ndërtimin e përmendoreve të ushtarëve të rënë në Stanet e Lubotenit, Karpallak dhe Vicë

MM e filloi procedurën për ndërtimin e përmendoreve të ushtarëve të rënë në Stanet e Lubotenit, Karpallak dhe Vicë

Shkup, 2 tetor 2023 (MIA) - Ministria e Mbrojtjes e filloi procedurën për ndërtimin e përmendoreve të ushtarëve të rënë në vendin Stanet e Lubotenit, në Karpallak dhe në Vicë.

"Duke pasur parasysh përpjekjen e kryetarëve të komunave te të cilët ishte dorëzuar nisma që ta politizojnë këtë nismë, ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, duke dashur që të ruhet figura, vepra dhe sakrifica e ushtarëve të rënë, filloi me procedurë për të cilën nuk është e nevojshme leje nga komunat, ndërsa do të mundësojë ndërtimin e këtyre përmendoreve në lokacionet e përmendura", njoftuan sot nga Ministria e Mbrojtjes. 

Me vendimin në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur më 28 shtator, siç sqarojnë nga Ministria e Mbrojtjes, Qeveria i ka angazhuar Ministrinë e Mbrojtjes dhe institucionet kompetente, vendet në të cilat kanë rënë ushtarët t'i ndahen Ministrisë së Mbrojtjes. 

"Procedura tashmë ka filluar dhe po vijon", thonë nga Ministria e Mbrojtjes. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR