• e premte, 27 dhjetor 2024

Mjet i Bankës Popullore për krahasimin e kompensimeve për shërbimet e pagesave në banka

Mjet i Bankës Popullore për krahasimin e kompensimeve për shërbimet e pagesave në banka

Shkup, 1 tetor 2023 (MIA) - Qytetarët prej sot munden në mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë të bëjnë krahasim të kompensimeve për shërbimet e pagesave në banka përmes ueb-faqes së Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes shfrytëzimit të mjetit "Krahasim i kompensimeve në mes ofruesve të shërbimeve të pagesave".

"Rritja e transparencës dhe krahasueshmërisë së shërbimeve janë përfitimet dhe risitë më domethënëse që sjell Ligji për Shërbimet e Pagesave dhe Sistemet e Pagesave për qytetarët. Me detyrimin e aplikimit të kushteve dhe mbulimit të standardizuar për shërbimet më përfaqësuese, gjegjësisht shërbimet e pagesave më të përdorura nga bankat dhe paraqitjen e tyre të rregullt në Bankën Popullore për publikim, qytetarëve do t'u mundësohet që shpejt dhe lehtë të krahasojnë ofertat dhe tarifat për shërbimet që kanë të bëjnë me llogaritë e pagesave" njofton Banka Popullore.

Në ueb faqen e Bankës Popullore janë publikuar të dhënat e secilës bankë për llojin dhe vlerën e kompensimeve të cilat i llogarisin dhe paguajnë për çdonjërën nga shërbimet që janë caktuar si më përfaqësuese për konsumatorët. 

Ofruesit e shërbimeve të pagesave, thuhet në kumtesë, në mënyrë të pavarur i përcaktojnë tarifat dhe janë përgjegjës për saktësinë e të dhënave të dorëzuara për publikim nga Banka Popullore. Në mënyrë që përdoruesit e shërbimeve të pagesave të kenë mundësi të kenë informacion të përditësuar dhe të përshtatshëm, bankat janë të detyruara ta përditësojnë atë me çdo ndryshim tarifash. fc/

Fotografia: BPRMV

QËNDRONI TË LIDHUR