• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mjekët e rinj muaji i tretë që presin të thirren në praktikë e cila i detyron për regjistrim në specializim

Mjekët e rinj muaji i tretë që presin të thirren  në praktikë e cila i detyron për regjistrim në specializim

 Shkup, 7 mars 2024 (MIA)  - Mjekët e rinj në vend tashmë muaji i tretë presin të thirren   në praktikë me pagesë, të cilën Ministria e Shëndetësisë me ligj i obligon   për përmirësimin e mëtutjeshëm, gjegjësisht regjistrimin në specializim.

Ivana Ballovska, nga grupi i mjekëve të rinj, thotë se duhet reagim i menjëhershëm nga institucionet, pasi siç tha, praktika zgjat  gjashtë muaj dhe duhet të përfundojë deri në shtator që të kenë të drejtë të ko kurrojnë në ciklin e parë për specializimin.

"Pas gjashtë viteve të studimeve të rregullta dhe gjashtë muaj të tjerë stazh të kaluar për të dhënë provimin shtetëror, ne kemi mbetur në agoni dhe brengosje që reflektohet drejtpërdrejt tek secili prej nesh. Çdo ditë e dëgjojmë paradoksin e sistemit tonë, ku mungesa e mjekëve të rinj është evidente dhe në të njëjtën kohë jemi lënë në sallën e pritjes së institucioneve, duke pritur punësim apo praktikë me pagesë që na takon me ligj", theksoi  Ballovska. 

 Thotë se nëse nuk gjendet zgjidhje do të detyrohen të largohen nga vendi dhe të shkojnë diku ku do të vlerësohet puna dhe dija e tyre.

 Simona Gjeorgjievska, nga grupi i mjekëve të rinj, thotë se kanë pasur  takim me përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, si dhe me ministrin e Shëndetësisë, Ilir Demiri, pas çfarë është dërguar kërkesë për procedurë të shpejtë dhe urgjente nga ana e  Ministrisë së Financave, por siç tha ajo, ende nuk kanë marrë përgjigje.

Foto: MIA

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR